Sipas MeteoAlb: Një qendër e presionit të ulët atmosfeirk do të zhvillohet në Veriperëndim të Ballkanit duke sjellë përkeqësim të kushteve atmtosferike edhe në vendin tone; për pasoje; vranësirat dhe reshjet e shiut dhe dëborës; do të jenë dominante KU në skajin Veriperëndimor dhe Jugperëndimor do të jenë në formë shtrëngate; herë pas here priten stuhi të forta ere dhe shkarkesa elektrike; Orët e pasdites; do të vijojnë me vranësira dhe shira në bregdet dhe zonat e ulëta POR zonat malore do të kenë reshje dëbore; Ky destabilitet i atmosferës do të mbetet edhe gjatë ditës së mërkurës. Temperaturat e ajrit do të pësojnë RRITJE si në Vlerat minimale dhe ato maksimale duke luhatur vlerat ditore nga 1°C temperatura më e ulët në zonat Juglindore të territorit deri në 18°C vlera më e lartë në rang vendi.
Era do të fryjë e fortë në tokë dhe në det; me shpejtësi mbi 85 km/h nga drejtimi Jugor; për pasojë në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim 7 ballë.





