Sipas MeteoAlb: Një stuhi e fuqishme ciklonare e zhvilluar në Perëndim të Ballkanit; do të sjellë përkeqësim të kushteve atmtosferike në vendin tone; për pasoje; vranësirat dhe shirat do të jenë prezente të cilat në zonat Veriore dhe Qëndrore do të jenë në formë shtrëngate; herë pas here do të shoqërohen me stuhi të forta ere; Orët e pasdites; do të mbeten me vranësira dhe shira POR intensiteti i tyre do të jetë në rënie graduale; Ky destabilitet i atmosferës do të vijojë edhe gjatë natës. Temperaturat e ajrit do të pësojnë RENIE të ndjeshme të tyre duke luhatur vlerat ditore nga; 0°C temperatura më e ulët në Verilindje të territorit deri në 15°C vlera më e lartë në rang vendi.
Era do të fryjë mesatare deri e fortë; me shpejtësi mbi 55 km/h nga drejtimi Juglindor; për pasojë në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim 4 ballë.





