Sipas MeteoAlb: Një qendër ciklonare e vendosur prej disa ditësh në Perëndim të Ballkanit do të vijojë ndikimin e saj edhe në vendin tone duke sjellë; vranësira dhe shira me intensitet mesatar dhe lokalisht intensivë në të gjithë Ultësirën Perëndimore; Në zonat malore ri-kthehen reshjet e dëborës; Parashikohet që orët e pasdites dhe në vijim të sjellin dobësim të intensiteti të reshjeve në të gjithë territorin e vendit POR vetëm gjatë natës vonë pritet ndërprerje e tyre.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë RENIE të ndjeshme të tyre duke u luhatur nga;  -1°C temperatura më e ulët e shënuar në shumë zona të Verilindjes deri në 11°C  do të jetë vlera më e lartë në rang vendi. 

Era do të fryjë e fortë në tokë dhe në det; me shpejtësi mbi 70 km/h nga drejtimi Veriperëndimor; për pasojë në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim mbi 5 ballë.