Sipas MeteoAlb: Masat ajrore të paqëndrueshme do të VIJOJNE ndikimin e tyre duke sjellë në territorin Shqiptar; vranësira të shpeshta KU më të dendura vranësirat do të paraqien në zonat Veriore – Veriperëndimore duke gjeneruar reshje shiu si edhe reshje dëborë në zonat e thella malore; Parashikohet që orët e pasdites dhe në vijim; të shtojnë vranësirat në të gjithë territorin e vendit; duke sjellë rrebeshe afat-shkurtra shiu si edhe reshje dëbore zonat përgjatë shtrirjes Lindore.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë RRITJE të tyre duke u luhatur nga -1°C temperatura më e ulët e cila do të shënohet në Bajram Curri dhe maksimumi do të ngjitet deri në 14°C në qarkun e Fierit dhe Durrësit.  

Era do të fryjë mesatare; me shpejtësi mbi 45 km/h nga drejtimi kryesisht Lindor; për pasojë në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim mbi  2 ballë.