Saturday, November 23, 2024
HomeAKTUALITETShqipëria Moti-E Shtunë,9 Mars 2024

Shqipëria Moti-E Shtunë,9 Mars 2024

Që në orët e para të mëngjesit; Vendi ynë do të jetë nën mbizotërimin e vranësirave dhe intervaleve të shkurtra me kthjellime KU më të theksuara vranësirat paraqiten në zonat Veriore dhe pjesërisht në zonat qëndrore duke krijuar mundësi për reshje të pakta shiu. Pjesa e dytë të ditës do të vijojë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash në të gjithë vendin POR mundësia për reshje është thuajse zero. Temperaturat e ajrit do të pësojnë RRITJE në orët e mesditës POR edhe mesdita sjell rritje të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 0°C temperatura më e ulët e shënuar në qytetin e Ersekës deri në 21°C vlera më e lartë përgjatë vijës bregdetare. Era do të fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësinë mbi 55 km/h nga drejtimi permanent Jugor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim deri në 4 ballë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments