Masat ajrore të qëndrueshme VIJOJNE ndikimin e tyre duke sjellë gjatë orëve të paradites mot të kthjellët në pjesën më të madhe të vëndit. Orët e pasdites dhe mbrëmjes do të sjellin kalime vranësirash të lehta nëpër territor, KU më të theksuara do të jenë në zonat malore përgjatë shtrirjes Lindore. Gjatë natës i gjithë vendi do të dominohet nga kthjellime dhe vranësira të herë pas herëshme. Temperaturat e ajrit do të RRITEN si në mëngjes DHE në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 16°C deri në 35°C. Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det duke arritur shpejtësinë 38 km/h nga drejtimi kryesisht Veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.