Friday, October 18, 2024
HomeAKTUALITETShqipëria Moti-E Shtunë,27 Korrik 2024

Shqipëria Moti-E Shtunë,27 Korrik 2024

Vendi ynë që në orët e para të mëngjesit ka nisur nën mbizotërimin e kthjellimeve në pothuajse të gjithë ultësirën perëndimore. Në zonat malore herë pas here shafaqen vranësirat e lehta. Këto kushte atmosferike do të na shoqërojnë edhe gjatë mesditës. Ndërsa pjesa e dytë e ditës i bën më të dukshme vranësirat, KU pritet të shfaqen pjesërisht edhe në ultësirën perëndimore. Vija bregdetare pas mesdite do të vijoj të dominohet nga intervalet e gjata me diell.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të lehtë në mëngjes, POR nuk ndryshojnë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 14°C vlera më e ulët deri në 36°C vlera më e lartë e cila pritet në qarqet; Elbasan dhe Berat. Era do të fryjë mesatare në tokë dhe në det me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 1 – 2 ballë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments