Sunday, November 24, 2024
HomeAKTUALITETShqipëria  Moti-E Shtunë,17 Shkurt 2024

Shqipëria  Moti-E Shtunë,17 Shkurt 2024

Do të MBETET territori Shqipëtar; nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike KU moti i kthjellët dhe i ngrohtë do të dominojë në zonat e ulëta dhe përgjatë vijës bregdetare NDERSA me kthjellime dhe vranësira të shpeshta do të karakterizohen zonat malore. Pjesa e dytë e ditës do të vijojë me kthjellime dhe vranësira të herë pas- herëshme në të gjithë territorin e vendit. KY stabilitet i atmosferës do të na shoqërojë edhe gjatë natës. Temperaturat e ajrit do të pësojnë RRITJE të lehtë si në orët e mëngjesit EDHE në orët e mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 1°C temperatura më e ulët deri në 21°C vlera maksimale në rang territori. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi mbi 30 km/h nga drejtimi kryesisht Veriperëndimor duke gjeneruar në brigjet e Adriatikut dhe Jonit dallgëzim 1 – 2 ballë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments