Sipas MeteoAlb: Orët e paradites; do të vijojnë nën mbizotërimin e vranësirave të shpeshta dhe reshje të pakta shiu në pjesën më të madhe të territorit KU më të dukshme shirat do të jenë në zonat Veriore; Parashikohet që pas-mesditës dhe në vijim; të ketë përmirësim të theksuar të kushteve atmosferike në të gjithë territorin duke ri-kthyer intervalet me kthjellime në bregdet dhe zonat e ulëta NDERSA me kthjellime dhe vranësira të shpeshta do të vijoje motit në zonat malore përgjatë kufirit Lindor.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë RENIE në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga; 3°C temperatura më e ulët e shënuar në qytetin e Ersekës deri në 15°C vlera më e lartë e cila do të shënohet në qarkun e Fierit.
Era do të fryjë mesatare; duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 50 km/h nga drejtimi Jugperëndimor; kjo do të bëjë që në brigjet detare të krijohet dallgëzim mbi 3 ballë.





