Sipas MeteoAlb: Vendi ynë në pjesën e parë të ditës do të jetë nën ndikimin e intervaleve të gjata me kthjellime në pothuajse të gjithë territorin KU më të theksuara kthjellimet do të jenë përgjatë vijës bregdetare. Parashikohet që pas mesdite dhe në vijim; të ketë shfaqje të vranësirave të përkohshme të cilat në zonat Lindore do të gjenerojnë reshje të karakterit lokal; Ndërsa; bregdeti dhe pjesërisht qytetet e zonës së ulët do të MBETEN nën mbizotërimin e kthjellimeve edhe gjatë pjesës së dytë të ditës.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë RRITJE si në vlerat minimale dhe maksimale duke u luhatur nga; 1°C temperatura më e ulët e shënuar në qarkun e Dibrës deri në 20°C vlera maksimale e cila do të regjistrohet përgjatë Vijës Bregdetare.
Era do të fryjë mesatare deri e fortë; me shpejtësi mbi 45 km/h në det të hapur kryesisht nga drejtimi Verior – Verilindor duke gjeneruar në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.


