VIJON Shqipëria nën mbizotërimin e masave ajrore të qëndrueshme duke sjellë në territorin Shqiptar; mot të kthjellët dhe temperaturave të larta KU vlera më të larta do të shënohen në ultësirën perëndimore; Përsa i përket motit; kthjellimet do të jenë prezente deri pasdite kur vranësira të shpeshta nëpër tërritor KU në skajin Verlindor do të rrezikijnë rrebeshe shiu; Parashikohet që orët e vona të mbrëmjes të përmirësojnë sërisht dukshëm kushtet atmosferike në të gjithë territorin.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë RRITJE në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 8°C vlera më e ulët në qytetin e Pukës deri në 30°C vlera më e lartë e cila pritet në qarqet; Elbasan dhe Berat. Era do të fryjë e lehtë në toke dhe mesatare në det duke arritur shpejtësinë maksimale deri në 38 km/h nga drejtimi Veriperëndimor; për pasoje në brigjet detare do të krijohet dallgëzim 2 ballë.