Sunday, November 24, 2024
HomeAKTUALITETShqipëria Moti – E Shtunë, 31 Gusht 2024

Shqipëria Moti – E Shtunë, 31 Gusht 2024

Territori Shqiptar në pjesën më të madhe të tij pritet të jetë nën dominimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike përgjatë gjithë 24 orëshit, duke bërë që intervalet e gjata me diell të jenë mbizotëruese në orët e para të ditës në zonat bregdetare. Ndërsa pjesa tjetër e vendit tonë do të jetë me alternime kthjellimesh dhe kalime të pakta të vranësirave. POR  parashikohet që gjatë pasdites vranësirat të shtohen në pothuajse të gjithë territorin, KU vranësirat më të fokusuara do të jenë në shtrirjen Lindore duke rrezikuar për momente të pakta me pika shiu.

Temperaturat  e ajrit do të ulen lehtë në mëngjes POR do të rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 13°C  vlera minimale deri në 35°C vlera maksimale. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Perëndimore – Veriperëndimor; për pasojë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit do të gjenerohet dallgëzim  2  ballë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments