Sipas MeteoAlb: Alternime kthjellimesh dhe vranësirash do të karakterizojnë kushtet atmosferike në territorin Shqiptar KU më të dukshme vranësirat do të PARAQITEN në gjysmën Lindore të Shqipërisë duke rrezikuar reshje shiu e dëbore në zonat e thella malore; Orët e pasdites; do të vijojnë me vranësira dhe reshje shiu e dëbore në zonat Verilindore – Juglindore duke lënë bregdetin dhe zonat e ulëta me vranësira dhe kthjellime afat – shkurtra.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë RRITJE në të du vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga; 0°C temperatura më e ulët deri në 17°C vlera më e lartë në rang vendi.
Era do të fryjë mesatare; me shpejtësi mbi 35 km/h nga drejtimi Veriperëndimor; kjo do të bëjë që në brigjet detare të krijohet dallgëzim 2 Ballë.




