Sipas MeteoAlb: Orët e paradites do të jenë nën dominimin e kthjellimeve të shkurtra dhe vranësirave të shpeshta të në zonat Veriore do të pësojnë zhvillim duke gjeneruar rrebeshe shiu; Parashikohet që pasditja dhe mbrëmja të shtojë vranësirat në vënd duke rrezikuar shira në Veri dhe Qendër të territorit POR sasia e tyre do të  jetë e pakët;

Temperaturat e ajrit do të pësojnë RENIE gjatë mëngjesit POR rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 7°C vlera minimale e shënuar në qytetin e Pukës deri në 25°C vlera maksimale e cila do të shënohet në qarkun e Elbasanit.

Era do të fryjë mesatare deri fortë; me shpejtësi 50 km/h nga drejtimi Jugperëndimor;  për pasojë në brigjet detare  do të krijohet dallgëzim 3 ballë.