Wednesday, January 29, 2025
HomeAKTUALITETShqipëria Moti-E Shtunë, 25 Janar 2025

Shqipëria Moti-E Shtunë, 25 Janar 2025

Pritet rritje graduale e Vlerave Barike duke sjellë në territorin Shqiptar; mot kryesisht të kthjellët me vranësira të lehta e kalimtare KU më të theksuara kthjellimet paraqiten në zonat e ulëta dhe bregdetare NDERSA me kthjellime dhe vranësira disi më të shpeshta do të jenë zonat malore; megjithatë nuk priten reshje. Pjesa e dytë e ditës do të MBETET nën dominimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të herë pas-herëshme në të gjithë territorin e vendit.

Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në vlerat minimale POR ulen maksimumet duke luhatur vlerat ditore nga 0°C vlera minimale e shënuar në qytetin e Pukës deri në 19°C vlera maksimale e cila pritet në Jug të territorit. Era do të fryjë mesatare si në tokë dhe në det me shpejtësi deri në 35 km/h nga drejtimi përmanent veriperëndimor; duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të ulët.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments