Sipas MeteoAlb: Do të VIJOJE territori Shqiptar nën mbizotërimin e motit të kthjellët dhe të ngrohtë gjatë gjithë paradites KU më të theksuara kthjellimet do të PARAQITEN përgjatë vijës bregdetare NDERSA orët e pasdites dhe në vijim; do të sjellin prezencë të vranësirave nëpër territor KU më të dukshme vranësirat do të PARAQITEN në skajin Jugor – Juglindor; megjiuthatë nuk priten reshje; Ndërkohë; zonat bregdetare do të VIJOJNE nën dominimin e motit të kthjellët.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë RRITJE në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga; -1°C temperatura më e ulët e shënuar në qytetin e Ersekës deri në 20°C do të jetë vlera maksimale e cila do të regjistrohet në shumë qytete të Zonës së Ulët.
Era do të fryjë mesatare gjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë mbi 35 km/h nga drejtimi Veriperëndimor; kjo do të që në brigjet detare të gjenerohet dallgëzim i ulët.




