Sipas MeteoAlb: Do të VIJOJNE kthjellimet në të gjithë territorin Shqiptar përgjatë orëve të paradites NDERSA në pjesën e dytë të ditës; zonat bregdetare do të mbeten nën ndikimin e motit të kthjellët dhe të ngrohtë NDERSA më alternime kthjellimesh dhe vranësirave të lehta do të paraqitet e gjithë pjesa tjeter e territorit; Gjatë orëve të vona të natës pritet shpeshtim i vranësirave në të gjithë vendin.
Temperaturat e ajrit do të RRITEN në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga; 1°C temperatura më e ulët e shënuar në qytetin e Bajram Currit deri në 18°C vlera më e lartë e cila pritet në qarkun e Vlorës.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi mbi 35 km/h nga drejtimi kryesisht Jugor; kjo do të bëjë që në brigjet detare të krijohet dallgëzim 1 – 2 ballë.





