Sipas MeteoAlb: Pritet rritje e mëtejshme e vlerave Barike në  vendin tone; duke sjellë kushte të qëndrueshme atmosferike; Parashikohet që orët e paradites; të mbizotërohen nga intervale të gjata me kthjellime NDERSA orët e pasdites dhe mbrëmjes; do të sjellin vranësira të shpeshta nëpër të gjithë territorin e vendit të cilat pas-mesnatës do të bëhëm më të dukshme.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë RRITJE në mëngjes POR vijojnë kostante në mesditë; duke u luhatur nga 6°C temperatura më e ulët e shënuar në Peshkopi deri në 25°C vlera më e lartë në rang vendi. 

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi mbi 30 km/h nga drejtimi kryesisht Juglindor; kjo do të bëj që në brigjet detare të krijohet dallgëzim 2 ballë.