Sipas MeteoAlb: Territori Shqiptar do të MBETET nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike duke bërë që; pjesa e parë e ditës të jetë nën mbizotërimin e intervaleve të gjata me kthjellime, të cilat më të theksuara do të jenë përgjatë ultësirës Perëndimore NDERSA pas – mesditës dhe në vijim; pritet që gradualisht vranësirat të shfaqen në pjesën më të madhe të vendit KU më të fokusuara do të jenë në zonat malore.
Temperaturat e ajrit do të vijojnë të ULEN në vlerat minimale POR mbeten të larta maksimumet; duke luhatur vlerta ditore nga 1°C temperatura më e ulët e shënuar në qytetin e Ersekës deri në 22°C vlera më e lartë e cila pritet në Fier dhe Vlorë.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi mbi 30 km/h nga drejtimi kryesisht Verilindor duke gjeneruar në brigjet detare dallgëzim të ulët.



