Vendi ynë do të përfshihet gjatë të shtunës nga vranësirat e shpeshta, të cilat herë pas here do të pësojnë zhvillime dhe do të gjenerojnë reshje shiu. Parashikohet që më të dukshme reshjet të jenë në zonat malore, KU pritet të jenë me intensitet dhe mesatar. Ndërsa ultësira perëndimore do ti ketë në sasira shumë më të pakta reshje. Temperaturat e ajrit do të ulen ndjeshëm në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 3°C deri në 18°C. Era do të fryjë mesatare dhe e fortë në det me shpejtësi 50 km/h nga drejtimi Lindor – Verilindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 – 4 ballë.