Sunday, November 24, 2024
HomeAKTUALITETShqipëria Moti-E Shtunë 11 Shkurt 2023

Shqipëria Moti-E Shtunë 11 Shkurt 2023

I ftohti Siberian gradualisht po tërhiqet nga territori Shqiptar duke bërë që në vendin tonë të rrikthehen temperaturat tipike përsa i përketë muajit Shkurt. Shqipëria edhe pëgjatë të shtunës do të MBETET nën dominimin e masave ajrore të qëndrueshme të cilat do të sjellin orë të shumta me diell kryesisht në zonat bregdetare dhe në një pjesë të mirë të qyteteve të zonës së ulët. Ndërsa në zonat malore here pas here pritet të ketë kalime të pakta të vranësirave të cilat më të dukshme do të jenë në pjesën e dytë të ditës. Temperaturat e ajrit do të vijojnë rriten lehtë në mëngjes dhe në mesditë duke u luhatur nga -7°C deri në 15°C. Era do të fryjë lehtë dhe mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments