Sipas MeteoAlb: Ri-aktivizimin i një qëndre të presionit të ulët atmosferik në Perëndim të Ballkanit do të bëj që i gjithë territori Shqiptar të jetë nën dominimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike përgjatë gjithë 24 orëshit. Ultësira Perëndimore do të ketë reshje shiu KU herë pas here do të PARAQITEN edhe në formë rrebeshi, të cilat më të fokusuara do të jenë në Veriperëndim dhe pjesërisht në zonat Qëndrore. Ndërsa në zonat malore gjatë pasdites dhe natës vonë parashikohet të ketë rishfaqje të reshjeve të dëborës si fillim në Verilindje të Shqipërisë dhe më pas zgjerohet harta e dëborës në të gjithë zonën malore.

Temperaturat e ajrit do të rriten në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga; -1°C temperatura më e ulët e shënuar në shumë zona të Verilindjes deri në 13°C  do të jetë vlera më e lartë në rang vendi. 

Era do të fryjë e fortë si në tokë dhe në det; me shpejtësi mbi 75 km/h nga drejtimi Veriperëndimor; për pasojë në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim 6 ballë.