Sipas MeteoAlb: Do të VIJOJE ndikimi i masave ajrore të qëndrueshme në të gjithë territorin Shqiptar KU kthjellimet do të jenë prezent që në orët e para të mëngjesit POR me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta do të jetë moti në zonat malore; Gjatë orëve të pasdites dhe në vijim; vranësirat do të përfshijnë pjesën më të madhe të vendit POR nuk priten reshje në territor.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë RENIE duke luhatur vlerat ditore nga 6°C vlera më e ulët e shënuar në qytetin e Pukës deri në 26°C vlera më e lartë e cila do të shënohet në qarkun e Elbasanit.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare; me shpejtësi mbi 30 km/h nga drejtimi Veriperëndimor; kjo do të bëjë që në brigjet detare të gjenerohet dallgëzim 1 ballë.





