Saturday, November 23, 2024
HomeAKTUALITETShqipëria Moti-E Premte,5 Korrik 2024

Shqipëria Moti-E Premte,5 Korrik 2024

Depërtimi gradual i masave ajrore me origjinë nga Afrika do të bëj që; Shqipëria të mbizotërohet nga moti i kthjellët dhe temperaura të larta; Orët e pasdites do të sjellin vranësira të lehta e kalimtare nëpër të gjithë territorin KU më të theksuara vranësirat do të jenë në skajin verior dhe verilindor, megjithatë nuk priten reshje në territor; Ky stabilitet i atmosferës do të na shoqërojë edhe gjatë natës.

Temperaturat e ajrit do të RRITEN në vlerat minimale DHE maksimale duke u luhatur nga 13°C temperatura më e ulët e shënuar në qytetin e Peshkopisë deri në 35°C vlera maksimale e shënuar në qytetin e Beratit. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare si në tokë dhe në det duke arritur shpejtësinë mbi 30 km/h nga drejtimi perëndimor; për pasojë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit do të gjenerohet dallgëzim 2 ballë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments