Orët e paradites do të MBETEN me kthjellime dhe vranësira të pakta në bregdet dhe zonat e ulëta POR kthjellime dhe vranësira të shpeshta do të ketë në zonat malore të Shqipërisë. Pas – mesditës; pritet që vranësirat të dendësohen në pjesën më të madhe të vendit; Pritet gjithashtu shtim i lagështirës në ajër. Gjatë natës; parashikohet zhvillim i vranësirave duke gjeneruar reshje shiu si fillim në zonat malore dhe gradualisht në të gjithë territorin e vendit. Temperaturat e ajrit do të RRITEN si vlerat e mëngjesit edhe në të mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 8°C deri në 30°C. Era do të fryjë e fortë dhe problematike në det madje priten stuhi detare ku shpejtesitë ne det të hapur arrijnë mbi 80 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 7 – 8 ballë.