Sunday, November 24, 2024
HomeAKTUALITETShqipëria Moti-E Premte,16 Shkurt 2024

Shqipëria Moti-E Premte,16 Shkurt 2024

Si pasojë e qarkullimit të masave ajrore nga Perëndimi dhe veriperëndimi i Europës; Shqipëria do të vijojë nën mbizotërimin e motit të kthjellët dhe të ngrohtë; Orët e pasdites do të sjellin vranësira të lehta e kalimtare nëpër të gjithë territorin KU më të theksuara vranësirat do të jenë përgjatë shtrirjes Lindore; megjithatë nuk priten reshje. Parashikohet që kushtet e qëndrueshme atmosferike të na shoqërojnë deri mëngjesin pas-ardhës. Temperaturat e ajrit do të RRITEN si në vlerat minimale POR do të mbeten kostante në vlerat maksimale duke u luhatur nga -1°C temperatura më e ulët e shënuar në qytetin e Peshkopisë deri në 18°C vlera maksimale e shënuar përgjatë vijës bregdetare. Era do të fryjë e lehtë si në tokë dhe në det me shpejtësi maksimale 25 km/h nga drejtimi kryesisht Lindor; për pasojë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit do të gjenerohet dallgëzim i ulët.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments