Friday, October 18, 2024
HomeAKTUALITETShqipëria Moti-E Premte, 8 Mars 2024

Shqipëria Moti-E Premte, 8 Mars 2024

Qarkullimi i masave ajrore nga veri-verilindja e Europës do të bëjë që; territori Shqiptar; të dominohet nga kthjellime dhe vranësira të shpeshta duke rrezikuar reshje të izoluara dëbore vetëm në skajin Verior të Shqipërisë. Parashikohet që; orët e pasdites të vijojnë më kthjellime të shkurtra dhe vranësira të shpeshta në të gjithë territorin POR më të fokusuara do të jenë në zonat malore përgjatë shtrirjes  Lindore. Po ashtu; do të shtohet ndjeshëm lagështira relative në ajër në shumë qytete të Shqipërisë. Temperaturat e ajrit do të pësojnë RENIE në vlerat minimale POR rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -1°C vlera minimale në Ersekë deri në 19°C vlera maksimale e cila pritet në qytetin e Fierit. Era do të fryjë mesatare në tokë dhe në det duke arritur shpejtësinë 40 km/h nga drejtimi verilindor; për pasojë në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim 3 ballë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments