Sipas MeteoAlb: Do të VIJOJNE kushtet e qëndrueshme atmosferike në territorin Shqiptar; duke sjellë; mbizotërim të motit të kthjellët gjatë gjithë paradites KU më të theksuara kthjellimet do të paraqiten përgjatë Ultësirës Perëndimore; Parashikohet që vranësirat të shfaqen gjatë orëve të pasdites; si fillim në Veri të vendit dhe gradualisht do të përfshijnë të gjthë territorin KU në skajin Verior – Verilindor do të gjenerojne reshje të pakta shiu.
Temperaturat e ajrit do të RRITEN në mëngjes POR vijojnë kostante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 4°C temperatura më e ulët e shënuar në zonat e Verilindjes deri në 23°C vlera më e lartë në rang vendi.
Era do të fryjë mesatare deri e fortë; duke arritur shpejtësinë mbi 50 km/h nga drejtimi JUGOR; kjo do të bëj që në brigjet detare të krijohet dallgëzim MBI 3 ballë.





