Sipas MeteoAlb: Orët e paradites do të jenë nën dominimin vranësirave të shpeshta duke gjeneruar reshje të pakta shiu në pjesën më të madhe të territorit KU më të dukshme reshjet do të paraqiten në zonat Jugore dhe juglindore; Parashikohet që orët e pasdites të shtojnë vranësirat dhe shirat në të gjithë Shqipërinë duke bërë që në zonat Lindore të ketë edhe rrebeshe.

Temperaturat e ajrit do të MBETEN kostante në mëngjes POR ulen maksimumet; duke luhatur vlerat ditore nga 5°C vlera minimale e shënuar në qytetin e Ersekës deri në 19°C vlera maksimale e cila do të shënohet në qarkun e Fierit.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi mbi 45 km/h nga drejtimi kryesisht; Veriperëndimor;  për pasojë në brigjet detare  do të krijohet dallgëzim mbi 2 ballë.