Sipas MeteoAlb: Aktivizimi i një Anticikloni mbi rajonin e Ballkanit do të diktojë kushtet atmosferike edhe në vendin tonë; për pasojë; orët e paradites do të PARAQITEN me intervale të gjata kthjellimesh dhe temperatura relativisht të larta në të gjithë territorin NDERSA gjatë pasdites do të ketë; prezencë të vranësirave në pjesën më të madhe të territorit KU më të theksuara vranësirat do të jenë në gjysmën Lindore të Shqipërisë POR nuk priten reshje.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë RRITJE si në vlerat minimale dhe maksimale duke u luhatur nga 6°C temperatura më e ulët e shënuar në qytetin e Bulqizes deri në 25°C vlera më e lartë e cila do të regjistrohet në qarkun e Vlorës.
Era do të fryjë e lehtë në tokë dshe në det; duke arritur shpejtësinë 28 km/h nga drejtimi kryesisht Lindor; kjo do të bëjë që në brigjet detare të krijohet dallgëzim i ulët.


