Sipas MeteoAlb: Rënia e theksuar e Vlerave Barike si pasoje e qarkullimit të masave ajrore të ftohta Veriore do të sjellin reshjet e para të dëborës në territorin Shqiptar në zonat veriore dhe verilindore NDERSA bregdeti dhe zonat e ulëta do të mbeten me vranësira dhe shira KU rrebeshe do të ketë në skajin Jugor të territorit; Parashikohet që orët e vona të natës të sjellin përmirësim të perkohëshëm të kushteve atmosferike në të gjithë territorin e vendit.
Temperaturat e ajrit do të VIJOJNE të ulen duke luhatur vlerat ditore nga 1°C vlera më e ulët e shënuar në Zonat Verilindore deri në 18°C vlera më e lartë në rang vendi e cila do të shënohet në Zonat Bregdetare.
Era do të fryjë e fortë me shpejtësi mbi 80 km/h në det të hapur nga drejtimi Verior dhe Verilindor; kjo do të bëjë që në brigjet detare të gjenerohet dallgëzim 6 -7 ballë.