Sipas MeteoAlb: Qarkullimi i një mase ajrore të FTOHTE me origjinë Verilindore; do të sjellë në vendin tone mot të ftohtë POR kryesisht pa reshje; përjashtuar skajin Jugor ku priten vranësira dhe reshje të pakta shiu dhe dëbore në zona të thella malore; Parashikohet që; pjesa e dytë e ditës të përmirësojë dukshëm situatën e reshjeve edhe në zonat Jugore POR temperaturat e ajrit do të ulen ndjeshëm duke bërë që i FTOHTI të ndjehet në të gjithë territorin e vendit.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë RENIE në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga -4°C temperatura më e ulët e shënuar në Verilindje të territorit deri në 14°C vlera më e lartë e cila do të regjistrohet në qarkun e Fierit.
Era do të fryjë mesatare; me shpejtësi mbi 45 km/h nga drejtimi Lindor – Verilindor; për pasojë në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim 3 ballë.





