Sipas MeteoAlb: Si pasojë e masave ajrore të ngrohta dhe të lagështa me origjinë Oqeanike; vendi yne do të dominohet nga vranësira dhe rrebeshe shiu që në orët e para të mëngjesit KU më të dendura shirat priten në zonat Perëndimore dhe Veriperëndimore; Orët e pasdites; do të zhvendosin rrebeshet e shiut drejt zonave Lindore duke lënë pjesën tjetër të territorit me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta.
Temperaturat e ajrit do të MBETEN kostante në vlerat minimale POR ulen maksimumet duke luhatur vlerat ditore nga 8°C temperatura më e ulët e shënuar në verilindje të territorit deri në 24°C vlera më e lartë në rang territori.
Era do të fryjë mesatare deri e fortë; duke arritur shpejtësinë mbi 40 km/h nga drejtimi Veriperëndimor; për pasojë në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim 3 – 4 ballë.





