Shqipëria gjatë paradites në një pjesë të mirë të territorit do të jetë në dominimin e kthjellimeve, POR gjithashtu në shtrirjen Lindore do të ketë kalime të përkohëshme të vranësirave të pakta. Parashikohet që në pjesën e dytë të ditës vranësirat gradualisht të shfaqen në të gjithë vendin tonë, KU pritet që më të dukshme të jenë në orët e mbrëmjes në zonat Veriore. POR vranësirat nuk do të mund të sjellin reshje. Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke u luhatur nga 2°C deri në 18°C. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Jugore duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.
Shqipëria Moti-E Premte, 24 Shkurt 2023
RELATED ARTICLES