Vlerat e ulëta barike do të vijojnë të dominojnë në vendin tonë për gjatë gjithë ditës, duke sjellë vranësira të shumta në të gjithë territorin dhe rënie të menjëherëshme të temperaurave të ajrit që në orët e para të mëngjesit. Parashikohet që vranësirat të pësojnë zhvillime të shpeshta duke gjeneruar reshje shiu në ultësirën perëndimore, KU herë pas here reshjet do të jenë edhe në formë rrebeshi. Ndërsa e gjithë zona malore e Shqipërisë do të ketë reshje të dendura dëbore. Temperaturat e ajrit do të pësojnë renie të ndjeshme në mëngjes dhe në mesditë duke u luhatur nga -3°C deri në 10°C. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 40 km/h nga Juglindore duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 2 – 3 ballë.