Sipas MeteoAlb:  Një qendër e fuqishme ciklonare do të zhvillohet në Veriperëndim të Ballkanit duke sjellë përkeqësim të kushteve atmtosferike edhe në vendin tone; për pasoje; vranësirat dhe reshjet e shiut dhe dëborës; do të jenë dominante KU në skajin Veriperëndimor dhe Jugperëndimor do të jenë në formë shtrëngate; Ndërkohë; reshje të dendura dëbore priten në zonat Verilindore – Juglindore; Parashikohet që reshjet të pakëson gjatë natës. 

Temperaturat e ajrit do të pësojnë RRITJE si në vlerat minimale dhe vlerat maksimale duke u luhatur nga -6°C temperatura më e ulët në zonat malore deri në 12°C vlera më e lartë në rang territori. 

Era do të fryjë e fortë në tokë dhe në det; me shpejtësi mbi 75 km/h nga drejtimi kryesisht Jugor; për pasojë në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim 5 – 6 ballë.