Sipas MeteoAlb: Deri në mesditë; vendi ynë do të VIJOJE nën ndikimin e vranësirave dhe shirave KU në zonat Veriperëndimore dhe Jugperëndimore do të jenë në formë shtrëngate; Gjatë pasdites pritet përmirësim i kushteve atmosferike në zonat Veriore dhe Qëndrore duke lënë Jugun dhe Juglindjen e territorit me vranësira dhe shira; Në zonat e thella malore në lartësinë mbi 1200 metra do të ketë reshje të pakta dëbore.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë RENIE në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga; 3°C temperatura më e ulët e shënuar në Peshkopi deri në 15°C do të jetë vlera më e lartë e cila do të regjistrohet në zonat bregdetare

Era do të fryjë mesatare deri e fortë; duke arritur shpejtësinë mbi 60 km/h nga drejtimi Veriperëndimor; kjo do të bëjë që në brigjet detare të krijohet dallgëzim 4 ballë.