Shqipëria Moti – E Premte, 13 Mars 2026

0
5

Sipas MeteoAlb: Deri në mesditë; Parashikohet që kthjellimet të jenë mbizotëruese në pothujase gjithë vendin tonë; më të theksuar kthjellimet do të jenë në zonat e ulëta dhe bregdetare; Parashikohet që orët e pasdites; të sjellin prezencë të vranësirave në pjesën më të madhe të territorit KU në zonat veriore dhe verilindore do të krijojnë mundësi për reshje të pakta shiu; Gjatë orëve të vona të mbrëmjes parashikohet që vranësirat të zhvendosen drejt zonave Juglindore.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të RRITEN në të dy vlerat ekstremale ditore duke u  luhatur nga; 3°C temperatura më e ulët e shënuar në zonat Verilindore NDERSA maksimumi do të ngjitet deri në 23°C në shumë qytet të Ultësirës Perëndimore.

Era do të fryjë e lehtë; me shpejtësi jo më shumë se 25 km/h nga drejtimi kryesisht Perëndimor; për pasojë deti do të jetë  pa – dallgë.