Sipas MeteoAlb: Masat ajrore të qëndrueshme që kanë përfshirë vendin tonë prej disa ditësh; do të vijojnë ndikimin e tyre duke sjellë mbizotërim të motit të kthjellët në të gjithë territorin e vendit; Parashikohet që kthjellimet të MBETEN prezente deri në orët e pasdites kur vranësirat do të shfaqensi fillim në veri të vendit dhe gradualisht gjatë natës do të shtrihen në të gjithë zonën malore POR vranësirat do të jenë të lehta e kalimtare.
Temperaturat e ajrit do të do të rriten në mëngjes POR mbeten kostante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 3°C temperatura më e ulët e shënuar në qytetin e Pukës deri në 22°C vlera më e lartë në rang territori.
Era do të fryjë e lehtë në toke dhe mesatare në det me shpejtësi mbi 35 km/h në det të hapur nga drejtimi VERIOR; për pasojë në brigjet detare do të krijohen dallgë 2 ballë.





