Një tjetër sistem vranësirash pritet të zhvillohet në territorin Shqiptar; duke sjellë reshje të dendura shiu KU herë pas here do të jenë rrebeshe afat-shkurtra, shoqëruar me stuhi të forta ere. Më të dendura reshjet paraqiten në ultësirën perëndimore duke raportuar edhe përmbytje në shumë qytete. Parashikohet qe edhe pasditja të vijojë nën ndikimin e shirave me intensitet mesatar dhe të lartë në të gjithë territorin e vendit, pritet dobësim i reshjeve veteëm në orët e vona të natës. Temperaturat e ajrit do të pësojnë RRITJE në vlerat minimale POR maksimalet do të pësojnë 2 gradë rënie duke luhatur vlerat ditore nga 5°C deri në 17°C. Era do fryjë mesatare gjatë paradites POR forcohet pasdite duke arritur shpejtësinë mbi 60 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 5 ballë.
Shqipëria Moti-E Premte, 10 Nëntor 2023
RELATED ARTICLES