Do të MBETET territori Shqipëtar; nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike KU moti i kthjellët dhe i ngrohtë do të dominojë në zonat e ulëta dhe përgjatë vijës bregdetare NDERSA me kthjellime dhe vranësira të shpeshta do të karakterizohen zonat malore. Pjesa e dytë e ditës do të vijojë me kthjellime dhe vranësira të herë pas- herëshme në të gjithë territorin e vendit. KY stabilitet i atmosferës do të na shoqërojë edhe gjatë natës. Temperaturat e ajrit do të pësojnë RENIE të lehtë në orët e mëngjesit POR rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -2°C temperatura më e ulët deri në 20°C vlera maksimale në rang territori. Era do të vijojë mesatare deri e fortë me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi kryesisht Perëndimor duke gjeneruar në brigjet e Adriatikut dhe Jonit dallgëzim të ulët.