Orët e paradites; do të PARAQITEN nën ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të lehta e kalimtare në të gjithë territorin KU më të theksuara vranësirat do të jenë në zonat malore Lindore; Parashikohet që, orët e pasdites të sjellin; prezencë më të dukshme të vranësirave duke gjeneruar shira të dobët e lokalë në zonat Qëndrore dhe skajin Jugor – Juglindor duke pjesën më të madhe të vendit me kthjellime dhe vranësira të shpeshta POR pa reshje.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë RRITJE në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 7°C vlera minimale e shënuar në Pukë deri në 26°C vlera maksimale e cila do të shënohet në qarkun e Fierit. Era do të fryjë e lehte deri mesatare; me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi Perëndimor; për pasojë në brigjet detare do të krijohen dallgëzim i ulët.