Prej disa ditësh, i gjithë vendi ynë ndodhet nën ndikimin e të ftohtit Siberian, duke bërë që moti i kthjellët dhe i ftohtë të jetë dominant KU më të theksuara kthjellimet PARAQITEN në ultësirën perëndimore. Orët e pasdites dhe mbrëmjes do të sjellin kalime vranësirash të pakta në të gjithë zonën verilindore dhe juglindore POR nuk priten reshje. Mbetet problematike situata e ngricane në të gjithë vendin pasi temperaturat e ajrit janë disa gradë nën zero në mbi 95 % të territorit të vendit. Temperaturat e ajrit MBETEN të ulëta në mëngjes, POR mesdita sjelle një rritje të lehtë të tyre duke luhatur vlerat ditore nga -10°C deri në 12°C. Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi kryesisht verilindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 – 3 ballë.