Vlerat e larta barike do të vijojnë të dominojnë në vendin tonë për gjatë gjithë ditës, duke sjellë kthjellime të shumta në territor si edhe rritje të temperaurave të ajrit. Orët e pasdites sjellin, vranësira të lehta e kalimtare në të gjithë vendin KU në zonat veri – verilindore do të jenë disi më të dendura duke rrezikuar shira të karakterit lokal. Të njëjtat kushte të qëndrueshme atmosferike do të na shoqërojnë në mbrëmje dhe gjatë natës. Temperaturat e ajrit do të MBETEN konstante në orët e mëngjesit POR mesdita sjell rritje të lehtë të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 3°C deri në 18°C. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 40 km/h nga drejtim Jugperëndimor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.