Sipas MeteoAlb: Masat e ngrohta dhe të lagështa do të VIJOJNE ndikimin e tyre në të gjithë territori duke sjellë; vranësira dhe reshje shiu si edhe reshje e dëbore në zona të thella malore; Rrebeshe të shpeshta priten në veri – veriperëndim të vendit; Parashikohet që pjesa e dyte e ditës të sjellë dobësim të sistemit të vranësirave dhe rënie të intensitetit të shirave në të gjithë territorin e vendit.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë RENIE në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 3°C temperatura më e ulët e cila do të shënohet në qytetin e Pukës dhe maksimumi do të ngjitet deri në 15°C në qarkun e Durrësit.
Era do të fryjë mesatare deri e fortë; duke arritur shpejtësinë mbi 65 km/h nga drejtimi kryesisht Jugor; për pasojë në bregdet do të gjenerohet dallgëzim mbi 3 ballë.





