Qarkullimi i masave ajrore me origjinë Jugperëndimore do të sjellë mot të paqëndrueshëm në territorin Shqiptar KU zonat e ulëta dhe bregdetare do të dominohen nga vranësira dhe rrebeshe shiu NDERSA në zonat e thella malore do të ketë reshje dëbore; Parashikohet që; pjesa e dytë e ditës dhe në vijim të vijojë nën ndikimin e motit të paqëndrueshëm KU reshjet do të mbeten prezent në të gjithë vendin.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë RRITJE në mëngjes POR ulen maksimumet duke luhatur vlerat ditore nga 2°C vlera minimale e shënuar në zonat verilindore deri në 19°C vlera maksimale e cila pritet përgjatë vijës bregdetare. Era do të fryjë mesatare deri e fortë gjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë maksimale deri në 55 km/h nga drejtimi Jugor; për pasojë në brigjet detare do të krijohet dallgëzim mbi 3 ballë.