Si pasojë e kalimit të një tjetër sistemi frontal drejt territorit Shqiptar; moti do të vijojë i paqëndrueshëm; Orët e paradites paraqiten me alternime kthjellimesh dhe vranësirash deri mesatare KU në zonat veriore dhe veriperëndimore do të jenë më të dëndura duke gjeneruar rrebeshe të izoluara shiu NDERSA pas mesditës dhe në vijim; do të ketë; reshje shiu në të gjithë Ultësirën Perëndimore si edhe reshje dëbore në zonat e thella malore. Ky destabilitet i atmosferës do të na shoqërojë edhe gjatë natës.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë RENIE në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 3°C vlera minimale e shënuar në Zonat malore deri në 20°C vlera maksimale e cila pritet në Zonat bregdetare. Era do të fryjë mesatare deri e fortë me shpejtësi 45 – 50 km/h nga drejtimi JUGOR; për pasojë në brigjet detare do të krijohet dallgëzim 4 ballë.