Sipas MeteoAlb: DO të VIJOJE ndikimi i masave ajrore të qëndrueshme në territorin Shqiptar duke sjellë mot të kthjellët dhe vranësira të lehta; përgjatë Ultësirës Perëndimore POR me alternime kthjellimesh dhe vranësirash do të paraqitet moti në zonat malore; Parashikohet që orët e pasdites të sjellin vranësira më të shpeshta në të gjithë territorin e vendit KU në orët e vona të natës do të gjenerojnë shira në skajin Verior – Veriperëndimor.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë RENIE në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 9°C temperatura më e ulët e shënuar në qytetin e Bulqizëz deri në 32°C vlera më e lartë e cila pritet në qarkun e Beratit
Era do të fryjë mesatare deri e fortë; me shpejtësi mbi 45 km/h nga drejtimi permanent Jugor; kjo do të bëj që në brigjet detare të krijohet dallgëzim 3 ballë.