Wednesday, October 23, 2024
HomeAKTUALITETShqipëria Moti-E Mërkurë, 23 Tetor 2024

Shqipëria Moti-E Mërkurë, 23 Tetor 2024

Vendi ynë në orët e para të ditës parashikohet të jetë nën dominimin e intervaleve të gjata me diell në pothuajse të gjithë territorin, KU vranësira të lehta pritet të ketë vetëm në zonat e thella malore të Shqipërisë. POR parashikohet që pjesa e dytë e ditës ti bëj gradualisht më të dukshme vranësirat, të cilat do të shfaqen edhe në qytetet e zonës së ulët. Ndërsa vija bregdetare në pjesën më të madhe të saj do të jetë nën mbizotërimin e kthjellimeve. Mbrëmja dhe nata vonë i largojnë gradualisht vranësirat drejt shtrirjes Lindore.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rrënie të lehtë në mengjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 8°C vlera minimale deri në 27°C maksimalja në rang territori. Era do të fryjë mesatare deri e fortë përgjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë maksimale 40 km/h nga drejtimi Verior – Veriperëndimor; kjo do të bëj që në brigjet detare të krijohet dallgëzim 2 ballë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments