Shqipëria Moti-E Mërkurë 23 nëntor 2022

0
11

Paraditja në vendin tonë do të sjelli vranësira të dendura të cilat do të gjenerojnë reshje shiu të konsiderueshme kryesisht në zonat Veriore dhe Jugore. Parashikohet që orët e pasdites të sjellin përmirësim gradual të kushteve të motit. Duke lënë reshje të izoluara vetëm në zonat malore. Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjesit dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 4°C deri në 17°C. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 50 km/h nga drejtimi kryesisht Jugperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 4 ballë.